×
  • Sport
  • Sport

    “Lutemi për Palestinën” – Pogba sillet rreth fushës në Old Trafford me flamur palestinez në dorë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 10:14

    Dyshja e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe Amad Diallo, e sillen vërdallë nëpër fushën e Old Traffordit me flamur palestinez në dorë, pas barazimit 1:1 me Fulhamin në ndeshjen e parafundit në Premierligë.


    Unitedi, që sezonin në ligë do ta mbyllë në vendin e dytë, luajti përballë 10 mijë tifozëve për herë të parë pas një kohe të gjatë, pasi qeveria britanike e lejoi kthimin e tifozëve nëpër stadiume në numër të kufizuar, transmeton Gazeta Express.

    Kjo ishte ndeshja e fundit në shtëpi për djajtë e kuq, edhe pse ndeshjen e fundit të sezonit në ligë do ta zhvillojnë të dielën kundër Wolves në udhëtim, para se të përballet me Villarrealin në finale të Ligës së Evropës.

    Është traditë për lojtarët e Unitedit të sillen rrotull fushës pas ndeshjes së fundit të sezonit në Old Trafford dhe Pogba e shfrytëzoi këtë për ta shfaqur përkrahjen për Palestinën në konfliktin me Izraelin, duke e mbajtur në dorë një flamur palestinez.

    Atij iu bashkua më vonë edhe i riu Diallo.

    Më vonë, Pogba shkroi në rrjetet sociale: “Ta mbajmë botën të sigurt dhe të lirë nga dhuna. Lutemi për Palestinën”.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!