×
  • Sport
  • Sport

    Lyon-Juventus: Përgjaket keq De Ligt

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 21:42

    Matthijs De Ligt është lënduar keq në sfidën kundër Lyonit


    Juventusi është duke luajtur me Lyonin ndeshjen e parë të fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Rezultati aktual është 1-0 në të mirë të francezëve që shënuan me anë të Tousart në minutën e 31-të.

    Por, vetëm 2 minuta para se Lyoni të shënonte golin e epërsisë u lëndua keq De Ligt.

    Holandezi u lëndua pas një dueli me kundërshtarët gjatë një ndërprerje të Juventusit.

    Koka tij ishte e mbushur me gjak dhe u desh që të reagonte stafi mjekësor i Juventusit.


    De Ligt pasi mori ndihmën e parë dhe ia lidhën me fasha kokën u rikthye përsëri në fushë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!