×
  • Sport
  • Sport

    Madhështor: Publikohen pamjet e stadiumit ku do të zhvillohet meçi Joshua – Ruiz Jr

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 17:49

    Anthony Joshua sonte do të përballet me Andy Ruiz në meçin që do të luhet në Arabinë Saudite.


    Ky rimeç po cilësohet si më i miri i historisë së boksit profesionit, pasi askush nuk e priste që Ruzi mund t’ia rrëmbente titujt nga dora Joshuas, shkruan Reporteri.net.

    Joshua, që humbi të katër titujt e botës (WBA, WBO, IBF dhe IBO) ndaj meksikanit Ruiz Jr në qershor, sonte do te mundohet ti kthej ato tek brezi i tij.

    Kujtojmë, se ky meç do të zhvillohet në një stadium të veçantë, i cili në Arabinë Saudite njihet si “Diriyah Arena” dhe është pronë e trashëgimisë kulturore te UNESCO-s.

    Ndërkaq, pak çaste më parë janë publikuar edhe disa pamje, të cilat shfaqin mrekullinë e këtij stadiumi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!