×
  • Sport
  • Sport

    Man City po vuan dënimin – Reali bën gati ofertën për Sterlingun

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 11:01

    Real Madridi do të hidhet në sulm me të gjitha forcat për ta blerë yllin anglez Raheem Sterling nga Manchester City, duke u përpjekur ta shfrytëzojë përjashtimin e gjigantit anglez nga Liga e Kampionëve si mundësi më të lehtë për ta arritur qëllimin.


    Sipas mediave angleze, Reali është duke e përgatitur një ofertë marramendëse, në vlerë 216 milionë euro, për ta transferuar Sterlingun.

    Gjiganti spanjoll ndien se përjashtimi i Manchester City për dy vjet nga garat evropiane, do të ndikojë në vendimin e yllit anglez për të dëshiruar të kalojë në Santiago Bernabeu.

    Sulmuesi 25-vjeçar i ka edhe tri vjet në kontratën aktuale me Cityn. Ai ka pagë të majme javore, 360 mijë euro, edhe pse në nëntor i nisi bisedimet për ta rritur atë në 540 mijë euro.

    City do t’i humbasë 205 milionë euro nëse vendimi për përjashtim nga Liga e Kampionëve mbetet në fuqi. Dhe pa këto të hyra, vështirë që paga e Sterling mund të rritet.

    Sterling nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur jashtë vendit gjatë karrierës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!