×
  • Sport
  • Sport

    Manaj fantastik: Sërish vendimtar për skuadrën e tij, këtë gol e shënoi për mrekulli

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 17:55

    Arb Manaj nuk di të ndalet në Turqi, pasi shënoi dopietë me Ankara Keciorengucu një javë më parë, talenti kosovar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës.


    Manaj i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij ndaj Adana Demirspor në minutën e 26’, me një super gol dhe njëherit me këtë gol ka përfunduar edhe e gjithë ndeshja, duke i dërguar kështu kryeqytetasit në pozitën e parë të renditjes tabelare në Ligën e Parë, transmeton Gazeta Sheshi.

    Pas një pasimi të marrë, sulmuesi bën një lëvizje shumë të bukur, duke e ngritur topin mbi kokën e dy kundërshtarëve dhe pasi i nxjerr ata jashtë loje, gjuan fort me të majtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

    Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa në 6 ndeshje të zhvilluara, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!