×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United dhe Inter kalojnë në çerekfinale të Europa Ligës

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 22:57

    Manchester United dhe Inter janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar çerekfinalet e Ligë së Evropës pas ndeshjeve që u zhvilluan sonte


    ‘Djajtë e Kuq’ e mposhtën LASK me rezultat 2-1, derisa rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 7-1 në të mirë të anglezëve, shkruan Reporteri.net

    Lingard dhe Martial shënuan për Unitedin në këtë përballje, derisa golin e vetëm për mysafirët e realizoi ëiesinger.

    Në anën tjetër edhe Interi siguroi një vend në çerekfinale pasi mposhti Getafen me rezultat 2-0.

    Lukaku dhe Eriksen ishin golashënuesi për Nerazzurët, derisa në këtë përballje Molina i Getafes kishte humbur penaltinë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!