×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United fiton ndaj Fulhamit dhe rikthehet në krye të tabelës

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 23:15

    Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Fulhami.


    Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer, arritën që ta përmbysnin epërsinë fillestare të vendasve, të cilët të njëjtën e krijuan në fillim të takimit.

    Lookman hapi serinë e golave në minutën e 6′, para se Edinson Cavani t’i barazojë shifrat në minutën e 21′, rezultat ky me të cilin edhe u mbyllë pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë u pa vetëm një gol. Ishta ai i Paul Pogbas. Francezi shënoi në minutën e 65′, për t’i siguruar ekipit të tij, tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull.

    United kështu kthehet në krye të renditjes tabelare, ku me 40 pikë, ka dy më tepër sesa City, që megjithatë ka një ndeshje më pak të luajtur.

    Në anën tjetër, skuadra nga “Creven Cotage” pozicionohet në vendin e 18, me vetëm 12 pikë të arkëtuara në 18 ndeshje.

    Xhiron e ardhshme, Fulhami i shkon Brightonit, ndërsa Man Utd do të jetë nikoqir i Sheffield Utd.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!