×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United shijon fitoren e parë këtë sezon në Premier Ligë, fiton me vështirësi kundër Brighton

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 15:29

    Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së tretë dhe kështu ka siguruar pikët e para të plota në Premier Ligë këtë sezon


    Brighton e nisi më mirë takimin duke dominuar me raste, para se Maupay të shënonte një panenka në minutën e 40-të, shkruan Reporteri.net

    Epërsia e vendasve nuk zgjati shumë pasi Dunk shënoi autogol në minutën e 43-të për ta barazuar rezultatin në 1-1.

    Në pjesën e dytë ishte Marcus Rashford me një gol shumë të bukur që ia solli epërsinë Unitedit.

    Rashford dribloi për mrekulli mbrojtësit e Brigtonit duke shënuar për mrekulli në portën e Ryan.

    March në minutën e 95-të e barazoi rezultatin për Brighton duke shënuar me kokë.

    I njëjti futbollist shkaktoi një penalti më pas dhe Bruno Fernandes e shënoi golin e fitores për ‘Djajtë e Kuq’. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!