×
  • Sport
  • Sport

    Maqedoni e Veriut-Kosovë, kështu duket dhoma e VAR-it para ndeshjes

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 17:17

    Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori.


    “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Shkup.

    Ndeshja e sotme që nis nga ora 20:45, do të zhvillohet me sistemin “VAR” që ndihmon gjyqtarët për ta ndarë drejtësinë më mirë.

    Kjo do të jetë hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje nën këtë sistem.

    Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë gjyqtari nga Holanda, Danny Makkelie.

    Ndërkaq, në dhomat e sistemit VAR do të jenë Jochem Kamphuis dhe ndihmësi i tij, Kevin Blom.

    Ndryshe, fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finalen e Ligës së Kombeve me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Bjellorusi – Gjeorgji. /zeri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!