×
  • Sport
  • Sport

    Marash Kumbulla krahasohet me njërin nga mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 14:57

    Ai mbushi 20 vjeç vetëm dy muaj më parë, por askush nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen rrezatuese të Marash Kumbulla.


    Jo më kot, mbrojtësi shqiptar, sot pjesë e Verona, ka përfunduar në radarët e Napolit dhe Interit në Itali.

    Federico Balzaretti thekson cilësitë e qendërmbrojtësit kuqezi, me shtetësi italiane:

    “Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre, që të mos pësojnë gol”.

    Vetë Balzaretti nuk nguron të bëjë një krahasim “shumë të rëndë” për një djalosh 20-vjeçar, që duhet të dëshmojë akoma shumë në futboll:

    “Për nga karakteristikat fizike, mua Kumbulla më kujton pak nga Giorgio Chiellini e ri”.

    Këtë sezon, i pari në Serie A, Kumbulla ka grumbulluar 18 ndeshje deri më tani, duke shënuar edhe një gol, por mbi të gjitha duke shmangur shumë të tillë në portën e vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!