×
  • Sport
  • Sport

    Marre: Futbollisti nga Bundesliga denoncon nënën e tij për vjedhje

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 14:12

    Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Danny da Costa, dhe mamaja e tij janë bërë protagonistë të një rasti të pabesueshëm. Sipas Bild, futbollisti ka denoncuar mamanë se i ka vjedhur gjashtë fanella dhe të premten do të zhvillohet një proces në Koln për të zgjidhur këtë çështje.


    26-vjeçari kërkon që mamaja t’i kthejë gjashtë fanella që ai mbante kur luante me moshat e Bayer Leverkusen. Nga ana e saj, gruaja ka thënë se ato fanella kanë qenë një dhuratë nga ana e djalit.

    Një mosmarrëveshje kjo që do të përfundojë në gjyq. 27 shtatorin e ardhshëm, në fakt, do të zhvillohet një proces në Koln. Të shohim se kush do të fitojë, por të dy kanë akoma disa ditë në dispozicion për të bërë paqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!