×
  • Sport
  • Sport

    Marre: Tifozët në Skënderaj nuk e përballojnë humbjen, shfryejnë mllefin duke thyer ulëset në Pallatin e Rinisë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 10:59

    Të mërkurën mbrëma është zhvilluar finalja e Superkupës në volejboll në konkurencën e femrave, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte menduar.


    Kjo pasi që tifozët nga Skenderaj kanë thyer ulëset e Palestrës së Sporteve në kryeqytet pa ndonjë motiv të madh, shkruan Gazetasheshi.com.

    Të pakënaqur me rezultatin një grup i vogël i tifozëve nga Skenderaj që kishin udhëtuar për ta përkrahur ekipin e KV Skenderajt ata vendosën ti thyenin karriget në Pallatin e Rinisë.

    Në një video ekskluzive që ka siguruar “Gazeta SHESHI” vërehen qartë se si tifozët nga Skenderaj thyejnë disa nga ulëset.

    Ndryshe KV Drita e fitoi ndeshjen pasi e përmbysi rezultatin. Gjilanaset e fituan ndeshjet 3 me 2 në seta, duke fituar kështu Superkupën për vitin 2019.

    Fotografia e KV DRITA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!