×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe flet për të ardhmen e tij, jep një mesazh që nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Realit dhe Liverpoolit

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 12:17

    Kylian Mbappe si duket do të qëndrojë te PSG


    Sulmuesi francez është i shumëkërkuar nga Real Madridi dhe Liverpooli, por gjasat janë të mëdha që ai të vazhdojë qëndrimin në Parkun e Princave, shkruan Reporteri.net

    Në intervistën e fundit Mbappe ka thënë se është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës dhe se ndihet i lumtur te PSG.

    Por, vendimin final për të ardhmen do ta merr në ditët në vijim.

    “Ne jemi në bisedime me klubin, po ashtu edhe unë jam duke reflektuar në të”, ka thënë Mbappe në një intervistë për Telefoot.

    “Nëse nënshkruajë do të jetë një kontratë afatgjate. Ndihem mirë këtu. Shpejtë do të marrë një vendim. Nëse rinovojë, do të thotë se do të qëndrojë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!