×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe po ia sheh sherrin famës: Nuk po mund të shkoj në market për të blerë djathin tim të preferuar

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 10:01

    Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më të famshëm në botë dhe në Francë e duan jashtëzakonisht shumë


    Ylli i Paris Saint Germain në intervistën e tij të fundit ka thënë se fama që ka fituar në vitet e fundit ia ka pamundësuar që të shkojë lirshëm në dyqan për të blerë djathin e tij të preferuar, shkruan Reporteri.net

    “Kur dal jashtë, tifozët çmenden kur më shohin. Madje tash nuk mund të shkoj as në market. Nëse harroj të blejë djathë, nuk mund të shkoj në market që ta blejë atë,” ka thënë Mbappe.

    Image result for mbappe and fans“Ata duhet ta mbyllin marketin, në mënyrë që unë të shkojë të blejë djathin tim të preferuar. Më nuk mund të jem ai që isha, një person i thjeshtë, por për aq sa më duan tifozët edhe unë i dua ata,”.

    Ndryshe, 21 vjeçari ka shënuar 13 herë këtë edicion në Ligue 1 dhe është i dyti në listën e golashënuesve, pas Ben Yedder që është i pari me 14 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!