Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në La Liga, pas paraqitjeve të mira me fanellën e Real Madridit.

Sulmuesi francez realizoi katër gola në tri ndeshje kampionale gjatë këtij muaji, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës madrilene.

Ndër paraqitjet e tij më të rëndësishme ishte edhe fitorja 2:1 ndaj Barcelonës në El Clásico, ku “Los Blancos” mori tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit.

Reklamë

Ky është një tjetër vlerësim individual për Mbappén, i cili po vazhdon të ketë ndikim të madh në lojën e Real Madridit.