×
  • Sport
  • Sport

    Mbretërit bëjnë ligjin edhe në Kataloni – Reali gjunjëzon Barcelonën në Camp Nou

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 17:54

    Real Madrid e ka mposhtur Barcelonën 3-1 në El Clasicon që u zhvilla në Camp Nou dhe ishte e vlefshme për xhiron e shtatë në La Liga


    Fillimi i ndeshjes ishte i zjarrtë ku u shënuan dy gola brenda vetëm tetë mintuave lojë, shkruan Reporteri.net

    Federico Valverde shënoi golin e parë në minutën e pestë pas një asisti të dhënë nga Benzema.

    Nuk vonoi shumë dhe Barcelona barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Ansu Fati në minutën e tetë.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, derisa në të dytën Reali shënoi edhe dy herë tjera.

    Serigo Ramos nuk gaboi nga penaltia në minutën e 63-të, derisa Modric vulosi fitoren me një gol në minutën e 90-të.

    Real Madridi tani pas këtij triumfi aktualisht është në vendin e parë me 13 pikë, derisa Barcelona në pozitën e 10-të me vetëm 7 pikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!