Mbrojtësit Dennis Diekmeier i janë dashur hiq më pak se 12 vite për të shënuar golin e parë në karrierë.
Bashkëlojtari i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit te Sandhausen, ka shënuar golin e tij të parë në karrierën e tij.
Mbrojtësit të krahut të djathtë iu deshën 263 ndeshje për ta bërë këtë gjë.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Diekmeier ka veshur fanellën e Nurnberg, Hamburger dhe së fundi Sandhausen.
Ishte pikërisht goli i 30 vjeçarit Diekmeier, që ia solli fitoren 0-1 Sandhausen në udhëtim te Wehen.