×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pa fitues derbi mes Dritës e Ballkanit

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 18:07

    Drita dhe Ballkani kanë ndarë pikët në xhiron e katër të Superligës.


    Ndeshja derbi e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.

    Dueli i luajtur të mërkurën në qytetin e Gjilanit, ka përfunduar pa gola.

    Si vendasit, ashtu edhe mysafirët, kishin rastet e veta për 90 minuta, por nuk e dërguan topin në rrjetë.

    Kështu, pas këtij barazimi, që të dy skuadrat mbesin në nivel të njëjtë të pikëve, nga tetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!