×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pa fitues ndeshja mes Anglisë dhe ShBA’së

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 22:11

    Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të dytë në Grupin B.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Al Bayt” të Dohas u mbyll baras dhe pa gola.

    Të dy ekipet regjistruan disa raste shënimi, por nuk ia dolën të gjenin rrugën për te goli.

    Anglia mbetet lidere e grupit tani me 4 pikë, një më shumë se Irani që është i dyti
    ShBA-të pozicionohen në vendin e tretë me 2 pikë, kurse Uellsi është i fundit me 1 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!