×
  • Sport
  • Sport

    Me 36 vjet e do t’ima mbi supe, Ribery e bën horë Ronaldon

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 12:59

    Franck Ribery u largua nga Bayerni pas më shumë se 13 viteve të kaluara në klub, gjersa iu bashkua klubit italian Fiorentina si futbollist i lirë.


    Vikendin e kaluar, Juventusi udhëtoi në drejtim të Fiores në një përballje që nuk dhuroi spektakël për 90 minuta e qe përfundoi 0-0, shkruan Reporteri.net

    Përkundër moshës, Ribery tani 36-vjeçar e ‘do t’ima’ arriti që në një moment të ndeshjes t’i bënte të tjerët të mendonin se ai nuk i ka gjithë ato vite mbi supe.

    Ronaldo po nisej në një kundërsulm të shpejtë, derisa Ribery iu sul nga prapa dhe e ndoqi deri në momentin që e hodhi për toke, madje pa faull.

    Portugezi 34-vjeçar e gjysmë, po shijon ende momente të mira në karrierën e tij, por duhet pranuar që nuk është më ai i dikurshmi, kur ishte i pakapshëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!