×
  • Sport
  • Sport

    Me fitoren ndaj PSG, Unitedi vuri një rekord të ri

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 9:13

    Fitorja e Manchester Unitedit kundër Paris Saint-Germainit shënon një statistikë të rëndësishme për Djajtë e Kuq, të cilët për herë të parë në histori i kanë fituar 10 ndeshje radhazi si mysafirë në të gjitha garat.


    Skuadra angleze fitoi me rezultat 2-1 në Parc des Princes duke e nisur në mënyrën më të mirë fazën grupore të garës evropiane.

    Me këtë triumf, të zgjedhurit e Ole Gunnar Solskjaer i kanë fituar radhazi dhjetë takime të zhvilluara në udhëtim, duke nisur me fitoren ndaj Norwich Cityt në Kupën FA më 27 qershor.

    Më pas, Djajtë e Kuq kanë triumfuar ndaj Brightonit (tri herë), pastaj ndaj Aston Villa, Crystal Palace, Leicester City, Luton Town, Newcastle United dhe tash PSG.

    Edhe pse pati vetëm 39 për qind të posedimit, Unitedi pati gjashtë goditje brenda kuadratit të portës, një më shumë se vendasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!