×
  • Sport
  • Sport

    Më në fund e ka gjetur veten, Rrahmani ndër lojtarët kryesor tek Napoli

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 15:44

    Amir Rrahmani është duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë.

    Kapiteni i kombëtares së Kosovës e ka gjetur vetën mjaft mirë tek Napoli, duke u bërë kështu ndër lojtarët kryesorë të klubit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rrahmani sëbashku me Koulibalyn janë bërë shtylla kryesore e mbrojtes.

    Edhe në ndeshjen ndaj Milanit, futbollisti prishtinas ishte i pakalueshëm për Ibrahimovicin dhe Giroudin.

    Kujtojmë që Rrahmani gjatë kohës së Gattusos ishte reservist, madje mediet italiane e kishin emëruar atë si ‘objekt misterioz’.

    Por, që nga ardhja e trajnerit Spalleti, futbollisti ‘dardan’ ka pasë akoma më shumë minuta.

    Gjatë këtij sezoni Rrahmani ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!