×
  • Sport
  • Sport

    Me ujë, me rrymë edhe me Ballkanin nuk luhet – Daku ‘jashtëtokësori’ i Superligës

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:53

    Ballkani vazhdon dominimin absolut në Superligën e Kosovës, derisa Mirlind Daku nuk po i ndahet golave


    Ballkani sot mposhti Dritën me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Mirlind Daku ishte përsëri heroi i skuadrës suharekase duke shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë.

    Pas kësaj fitore Ballkani tani është në vendin e parë me 19 pikë, derisa Daku ka arritur në shifrën e 14 gola pas vetëm 7 xhirove të zhvilluara deri tani.

    Në ndeshjet tjera që u luajtën sot Gjilani barazoi pa gola me Trepçën ’89, derisa Feronikeli u mposhtë në shtëpi nga Prishtina me rezultat 2-1.

    Siç po rrjedhin gjërat deri tani Ballkani është favoriti kryesor për të fituar kampionatin, por gjithçka është e hapur deri në fund pasi ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!