×
  • Sport
  • Sport

    Mediat serbe ‘kapin kokën’: Çka janë këto çmime të biletave të Kosovës, më të shtrenjta se të Serbisë

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 12:07

    Mediat serbe habiten me çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ato befasohen më së shumti me çmimet e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro. Ndërsa thonë se biletat e Kosovës janë shumë më të shtrenjta sesa të Serbisë.


    Federata e Futbollit të Kosovës e zbuloi dje çmimin e biletave për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke.

    Dhe, mediat serbe kanë mbetur të habitura me çmimin e biletave, të cilat atyre u janë dukur të larta.

    Sidomos, “Espreso.rs” e ka përmendur çmimin e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

    Ndërsa, biletat për pozitat prapa portave kushtojnë 5 euro, në Lindje nga 10 e 15 euro dhe në Perëndim, 20 euro.

    “Kush do të japë aq shumë para? Nuk do ta besoni se sa është çmimi i biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke!”, ka shkruar mediumi serb.

    “Mirëpo, duhet pranuar se gjithmonë është dikush që është i gatshëm për të paguar aq para”, ka shtuar “Espreso.rs”.

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 15:00.

    “Ka interesim të madh për këtë ndeshje në provincën tonë jugore. Loja do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe çmimi i biletave është ekstremisht ‘interesant’”, shkruan portali serb.

    “Pra, biletat më të lira janë 10 deri 15 euro, që është shumë më e shtrenjtë sesa biletat më të lira kur luan ekipi ynë kombëtar, ndërsa biletat VIP kanë çmim të lartë prej 80 eurosh apo afro 10 mijë dinarësh”, ka përfunduar mediumi serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!