×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi anglez: Shaqiri në verë largohet nga Liverpooli

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 12:57

    Xherdan Shaqiri është duke i kaluar muajt e fundit te skuadra e Liverpoolit.


    Liverpool refuzoi dy oferta për largimin e Xherdan Shaqirit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

    Por, gjithçka mund të ndryshojë, pas përfundimit të këtij sezoni.

    Sevilla dhe Roma u refuzuan nga “Reds” në përpjekjet e tyre për transferimin e Shaqirit në formë të huazimit.

    Mirëpo, tabloidi britanik “Mirror” shkruan se Shaqiri dhe Liverpool mund të ndahen gjatë verës, transmeton lajmi.net.

    Transferimi i Takumi Minaminos do t’i kufizojë edhe më shumë hapësirat për lojë të Shaqirit në Anfield.

    Andaj, Jurgen Klopp është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e Shaqirit, gjatë verës.

    Çmimi që spekulohet se kërkohet nga Liverpool për shitjen e Shaqirit është rreth 30 milionë euro.

    Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Stoke City. /Lajmi.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!