×
  • Sport
  • Sport

    Mërgim Berisha ‘egjeli’ i Neuerit, sulmuesi me origjinë nga Suhareka shënon përsëri kundër Bayernit

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 22:47

    Mërgim Berisha ka shënuar gol kundër Bayern Munichut


    Sulmuesi me prejardhje nga Suhareka ia ka dalur që të shënojë gol përsëri kundër njërit prej portierëve më të mirë në botë, shkruan Reporteri.net

    Salzburgu po humb 3-1 nga Bayern Munich në ndeshjen që po luhet në Gjermani, derisa golin e vetëm për austriakët e shënoi Berisha.

    Berisha në minutën e 71-të realizoi në portën e Neuerit pas një asisti të mirë të bërë nga Kristensen.

    Ndryshe, Berisha edhe në ndeshjen e kaluar kishte shënuar kundër Neuerit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!