×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet data e meçit Joshua – Fury

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 17:45

    Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë finalizuar datën për përballjen e tyre unifikuese të kategorisë së rëndë.


    Dy yjet britanikë të kategorisë së rëndë të boksit profesionist do të kryqëzojnë dorëzat në një stadium të krijuar veçanërisht për meçin e tyre, ka theksuar promotori Eddie Hearn.

    Joshua dhe Fury do të luftojnë më 14 gusht në Arabinë Saudite. Sipas Hearn, data dhe vendi tashmë mund të llogariten zyrtare. Por ka mbetur që të vijë konfirmimi nga të dy palët, raporton Sky Sports. Sipas promotorit të Joshuas, fokusi tani është në krijimin e arenës ku do të mbahet meçi historik.

    “Ata duan të ndërtojnë një stadium të ri”, ka thënë Hearn për Sky Sports, lidhur me nikoqirët e meçit nga Arabia Saudite. “Ata kanë opsione për arena të mbyllura. Në gusht në 11 të natës temperatura do të jetë rreth 23 gradë. Ata duan të ndërtojnë diçka shumë, shumë të veçantë. Herën e kaluar ata ndërtuan stadium për luftën e Andy Ruiz jr për vetëm shtatë javë dhe ai ka zënë 18 mijë shikues. Do të jetë ngjashëm këtë herë. Arabët kanë mundësi të organizojnë meçin në arenë të mbyllur por duan të krijojnë diçka që do të shokojë botën. Duan të ndërtojnë stadium vetëm për këtë luftë”, ka theksuar Hearn.

    Ka kohë që shkruhet e flitet për përballjen e dy kampionëve të kategorisë së rëndë.

    Fituesi i luftës mes Joshuas dhe Furyt do të njihet si kampion i madh i kategorisë së rëndë.

    Ata aktualisht i mbajnë të gjithë titujt e kategorisë së rëndë dhe lufta do të jetë për unifikim të titujve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!