×
  • Sport
  • Sport

    Messi apo Ronaldo? Mbappe tregon cili është idhulli i tij

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 8:43

    Kylian Mbappe ka folur për idhujt e tij dhe synimet gjatë këtij sezoni me PSG-në dhe Francën.


    Kylian Mbappe ka synime të mëdha gjatë këtij sezoni me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren e Francës.

    “Gjatë këtij viti dua t’i fitoj të gjitha: Ligën e Kampionëve, Evropianin dhe Olimpiadën”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

    Ylli i madh francez po ashtu ka bërë të ditur edhe idhujt e tij. “Gjithmonë më kanë pëlqyer futbollistët brazilianë si Pepe, Ronaldo, Ronaldinho e Kaka”, shtoi ai.

    “Një tjetër idhull i imi ishte Cristiano Ronaldo. Për mua është tashmë vonë të bëj një karrierë si Messi, përndryshe do të duhej të qëndroja në Monaco. Andaj, nuk dua t’i marr asgjë Messit por duhet të inspirohem nga karriera e Ronaldos”, theksoi Mbappe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!