×
  • Sport
  • Sport

    Messi dhe Fabregas pushojnë në pallat ku kushton 300,000 euro java

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 23:20

    Messi dhe Fabregas kanë marrë me qira një pallat ku kushton 300,000 euro java.

    Pushimet e verës bënë që të shohim shokët futbollistë rreth e rreth botës të ribashkohen dhe kjo verë e ka bashkuar Lionel Messi dhe gruan e tij Antonela Roccuzzo me Cesc Fabregas dhe gruan e tij Daniella Semaan ku ata kanë filluar pushimet familjare.

    Ahengu i “10”-ve përfshin tre fëmijët e secilit çift të cilët kanë udhëtuar në ishullin privat të Isla Sa Ferradura, i cili gjendet afër plazhit të Ibizas San Miguel.

    Dy futbollistët janë shokë prej që u takuan gjatë sistemit te të rinjve në Barcelonë dhe luajtën së bashku në klub para se Fabregas të rikthet në Angli.

    Pallati që u mor me qira

    Shokët po qëndrojnë në njërin prej pallateve më luksoze në Ibiza që ka gjashtë dhoma gjumi, një pishinë dhe një palestër.

    Për më shumë, 22 anëtarët e stafit do t’i shërbejnë Messit dhe Fabregasit dhe familjeve të tyhre.

    Pallati mund të merret me qira dhe kushton 300 000 mijë euro në javë. Ata po ashtu kanë një jaht luksoz, Shalimar II, i cili është për suite VIP, nëse ata lodhën duke qenë në tokë.

    Të dy lojtarët u transferuan në Ligue 1 sezonin e kaluar, me Messi të Paris Saint-Germain dhe Fabregas që luan të Monaco.

    Të fundit do t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji dhe ai do të shikojë për ndonjë aventurë të re teksa po i afrohet fundit të karrierës së tij, por kjo është hera e parë që ai kalon pushime kaq luksoze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!