×
  • Sport
  • Sport

    Messi e ka seriozisht, ofron para të majme për ta nxjerrë nga burgu Ronaldinhon

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 18:10

    Lionel Messi është duke planifikuar t’i shpenzojë katër milionë dollarë për të ndihmuar në lirimin e Ronaldinhos nga burgu paraguaian, pas lajmeve për arrestimin e legjendës braziliane të futbollit javën e kaluar.


    Ronaldinho dhe vëllai i tij dolën para gjykatës një javë më parë, nën akuzat se kishin përdorur pasaporte të rreme për t’u futur në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, të mërkurën.

    Ronaldinho, bashkë me vëllanë e vet Roberto Assis, janë duke u mbajtur në burgun Quadrilateral. Në këtë burg mbahen politikanët e ndjekur për korrupsion dhe trafikuesit e drogës.

    Ish-ylli i Barcelonës mund t’i kalojë deri në gjashtë muaj në burg, deri sa të përfundojë procesi gjyqësore ndaj tij dhe vëllait të tij.

    Megjithatë mediumi 90Min tani raporton se Messi është duke planifikuar t’i ndihmojë ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonën në betejën ligjore, duke i punësuar katër avokatë për ta mbrojtur brazilianin në këtë padi. Katër avokatët thuhet se do t’i kushtojnë Messit rreth katër milionë dollarë.

    Dyshja Messi-Ronaldinho kanë mbajtur lidhje që afërt që kur Messi doli fillimisht nga akademia e Barcelona dhe luajti nën udhëzimet e Ronaldinhos në fillim. Goli i parë i shënuar nga Messi në karrierën si profesionist ishte asistuar nga Ronaldinho.

    Në korrik të vitit 2019, Ronaldinhos iu konfiskuan pasaportat braziliane dhe spanjolle për shkak të mos pagimit të tatimeve dhe mos pagimit të gjobave për ndërtim të jashtëligjshëm në një vend të mbrojtur natyror në Brazil.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!