×
  • Sport
  • Sport

    Messi mund të suspendohet me katër ndeshje

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 13:17

    Kartoni i kuq i Lionel Messit në finalen e Superkupës së Spanjës mund t’i kushtojë yllit argjentinas.


    Kapiteni i Barçës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të kohës shtesë, pasi goditi një kundërshtar me grusht.

    Ylli argjentinas mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha kundërshtarit pas koke mund ta rrezikojë shumë.

    Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Messi mund të dënohet në katër ndeshje, që janë të vlefshme edhe për La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

    Sipas rregullores së La Ligas, veprimi i Messit konsiderohet si dhunë ndaj kundërshtarit dhe katër ndeshje është dënimi minimal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!