Messi s’do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit

Lionel Messi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të sezonit.


Ylli argjentinas nuk ka stërvitur sot me ekipin me lejen e trajnerit Ronald Koeman.

Gazetari i njohur Marcelo Bechler raporton se Messi nuk do të luajë ndaj Eibarit të shtunën.

Messi ka luajtur 35 nga 37 ndeshjet e La Ligës këtë edicion duke shënuar 30 gola dhe duke dhuruar 11 asiste në proces.

Në të gjitha garat ai ka bërë 47 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe duke bërë 14 asistime.