×
  • Sport
  • Sport

    Messi tjetër nivel, po i sjellë të ardhura të mëdha PSG-së me sponsor

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 22:20

    Brendi i këtij klubi është rritur jashtëzakonisht shumë pas transferimit të Messi në Ligue 1.


    Emri i brendit Paris Saint-Germain tashmë ka marrë një famë tepër të madhe pas shkuarjes se Lionel Messit në klubin e Ligue 1, një lëvizje që u bë pa ndonjë pagesë, për shkak se argjentinasit i kishte skaduar kontrata me Barcelonën në verë.

    Fanellat me emrin e Messit në shpinë janë shitur brenda minutave pasi që argjentinasi nënshkroi kontratën me PSG, derisa stadiumi Stade Reims u mbush me tifozë, të cilët kishin shkuar për të parë aty debutimin e yllit të Barcelonës me një skuadër franceze.

    Në anën tjetër, Dior zyrtarisht ka lajmëruar që PSG do të bëhet klubi i parë i futbollit për të cilin ata do të punojnë, me klubin francez që ka siguruar edhe një partneritet të ri me crypto.com, të cilët tashmë janë duke bashkëpunuar edhe me Serie A dhe Formula 1.

    Sipas L’Equipe, marrëveshje tri vjeçare për sponsorizim me Crypto.com do t’i sjellë PSG afërsisht të ardhura nga 25-30 milionë euro.

    Gjatë zyrtarizimit të Messit në gusht në PSG, në pagesën e Messit përfshiheshin edhe pagesa me kriptovaluta token, çmimi i së cilës u rrit në qiell pas arritjes se argjentinasit në klub.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!