×
  • Sport
  • Sport

    Messi tregon momentin më të mirë dhe më të keq në karrierë, golin më të bukur dhe trajnerin e preferuar

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 17:16

    Lionel Messi ka zbuluar shumë gjëra nga karriera e bujshme e tij në intervistën e fundit të dhënë për RAC1


    Ylli argjentinas ka fituar pesë herë Topin e Artë, ndërsa në intervistën e fundit ka treguar për momentin më të mirë e më të keq në karrierë, për golin më të bukur si dhe trajnerin më të mirë, shkruan Reporteri.net

    Koha më e mirë e Messit

    “Çdo vit unë mundohem që të përmirësohem, por unë mendoj që në kohën e Pep Guardiolas u rrita më shumë si lojtar,” ka thënë Messi.

    Momentet më të mira në karrierën e Messit

    “Është shumë vështirë sepse kam qenë me fat pasi kam përjetuar shumë gjëra në periudha ta ndryshem në jetën time. Unë mendoj se në kohën e Guardiolës ishin momentet e mia më të mira si lojtar.

    Momenti më i keq

    “2013 dhe 2014. Unë u lëndova për dy apo tre muaj dhe më pas shkova në Argjentinë për rikuperim.

    Goli i tij më i bukur

    “Goli në Romë me kokë, i cili na fitoi Ligën e Kampionëve.

    Trajneri më i mirë

    “Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë si dhe Luis Enrique,” përfundoi ylli i Barçës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!