×
  • Sport
  • Sport

    Meta mungon në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar, sulmon FSHF-në për emrin

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 23:52

    Presidenti Ilir Meta ka zbuluar arsyen pse ndoqi nga shtëpia përballjen e kombëtares shqiptare me Francën duke munguar në stadium.


    Teksa ka përshëndetur performancën në fushë të kuqezinjve, Meta shkruan se është kundër heqjes së emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale.

    Ai ka ironizuar këtë vendim të FSHF duke deklaruar se shpreson të mos dëgjojë ndonjë iniciativë për t’i ndërruar emrin edhe vendit për arsye komerciale

    Për Metën stadiumi do të vazhdojë të quhet ‘Qemal Stafa’, por nuk përjashton mundësinë që në ardhmen të ulët në tribunën e tij për të bërë tifo për kombëtaren shqiptare.

    “Të dashur tifoza Kuq e Zi! Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”. Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!”, u shpreh Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!