×
  • Sport
  • Sport

    Milan synon të përforcojë mbrojtjen me Berat Gjimshitin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 14:10

    Milan kërkon të përforcojë vijën e fundit në ditët e fundit të merkatos, në mënyrë që të plotësohen dëshirat e Stefano Piolit.


    Pas emrave si Milenkovic apo edhe Nastasic sëfundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

    Milan e ka identifikuar Gjimshitin si mbrojtësin që i duhet të plotësojë boshllëkun në repartin e mbrojtjes, për të synuar arritjen në katër vendet e para në Serie A, raporton Tuttosport, transmeton lajmi.net.

    Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe trajneri Gasperini e pëlqen shumë stilin e lojës së tij, prandaj operacioni mund të jetë i vështirë për t’u finalizuar.

    Kartoni i tij vlerësohet të jetë rreth 15 milionë euro, edhepse Rossonerët ende nuk e kanë nisur ofertën pasi janë në negociata fillestare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!