×
  • Sport
  • Sport

    Milani e shet yllin brazilian te klubi francez

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:10

    Lucas Paquetà është pothuajse lojtar i Lyonit. Negociatat me Milanin janë ende në proces.


    “Djalli” refuzon huazimin me të drejtën e blerjen dhe tani synon ta shesë me titull përfundimtar.

    Nga Franca flitet për një shifër midis 18 dhe 20 milionë eurosh, teksa Milani dëshiron të arrijë 22 milionë, në mënyrë që të mos dalë me shumë humbje.

    Shuma e përfituar nga shitja e Paquetas do të përdoret për blerjen e një mbrojtësi qendre. Emri më i nxehtë është Fofana i Saint-Etienne.

    Në fazat fillestare të negociatave, Lyoni kërkonte huazimin me të drejtën e blerjes për 18 milionë euro. Oferta është kthyer mbrapsht nga Maldini dhe Massara. Ata janë të vendosur ta shesin përfundimisht brazilianin.

    Lyoni ka qenë i vetmi klub i interesuar për Paquetan, me trajnerin Rudi Garcia i cili kurrë nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për karakteristikat teknike të lojtarit, për të cilin Milani në vitin 2019 shpenzoi një shumë prej 35 milionë eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!