Milani nuk i ndahet fitoreve, Celtic viktima e radhës

Milan po vazhdon me formë të mrekullueshme duke mposhtur sonte Celticun në kuadër të Europa Ligës


Rosonerët fituan me rezultat 3-1, derisa dy golat i shënuan në pjesën e parë dhe një në të dytën shkruan Reporteri.net

Krunic, Diaz dhe Hague realizuan në minutat 14′, 42′ dhe 90′ për Milanin, derisa Celtic krejt çka arriti të bënte në këtë ndeshje është ngushtimi i epërsisë me antë të Elyonoussit në minutën e 76-të.

Me këtë Milan tani zë vendin e dytë në Grupin H me 3 pikë, aq sa ka edhe Lille që e mposhti 4-1 Spartën e Pragës. /Reporteri.net/