×
  • Sport
  • Sport

    Ministri Çeku uron Distria Krasniqin: Flamuri ynë përsëri i pari

    Reporteri
    04 Shkurt 2023 | 23:37

    Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur kundër hungareze, Reka Pupp, duke fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023.

    Ministri Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.

    Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook iu ka uruar shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë që po zhvillohet në Paris të Frances.

    Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

    Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!