×
  • Sport
  • Sport

    Mjafton Vinicius, Reali e mposhtë minimalisht Valladolidin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 23:19

    Real Madrid e ka mposhtur Real Valladolidin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së katërt në La Liga


    Los Blancos dominuan ndeshjen, por nuk arritën që të shënonin më shumë se një gol, shkruan Reporteri.net

    Vinicius Junior në minutën e 65-të shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Realin.

    Me këtë fitore Reali tani zë vendin e tretë me 7 pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

    Ndeshja tjetër për Realin është kundër Levantes, derisa Valladolid do të përballet me Eibarin. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!