×
  • Sport
  • Sport

    Moment i tmerrshëm, çiklisti pëson lëndim të rëndë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 12:51

    Çiklisti holandez, Fabio Jakobsen, është lënduar rëndë në një garë në Poloni.


    Moment trishtues, kur çiklisti tenton ta tejkalojë bashkëkombësin e tij, ai godet rrethojën mbrojtëse dhe rrëzohet, pastaj duke u rrëzuar edhe çiklistë tjerë.

    Momentin kur e godet rrethojën ka qenë në shpejtësinë 80 kilometra në orë.

    “Jeta e tij është në rrezik. Ai ka humb shumë gjak dhe ka pësuar lëndime të shumta në kokë. Ne i kemi dhënë oksigjen dhe të gjitha barnat nevojshme. Zemra e tij po funksionon normalisht”, tha mjekja e garës Barbara Jershina.

    Jakobsen u përpoq të kapërcejë bashkëkombësin e tij Dylan Grenevegen duke përdorur një hapësirë të vogël mes tij dhe rrethojës mbrojtëse, por Grenevegen u kthye drejt me një shpejtësi prej 80 kilometra në orë me një bërryl të zgjatur, në mënyrë që të mbyllte kalimin e Jakobsen, i cili pati pasoja katastrofike.

    Jakobsen goditi rrethojën mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!