×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Chisora ia humb vetëdijen Arturit me disa goditje vdekjeprurëse

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 23:45

    Dereck Chisora është rikthyer furishëm në ringun e boksit, duke e lënë të pashpresë kundërshtarin e tij.


    Boksieri gjigant e ka nokautuar Artur Szpilka në mënyrë brutale, për të fituar duelin e zhvilluar në ‘O2 Arena’, shkruan Reporteri.net

    Ky duel nuk zgjati më shumë se dy minuta, kur bokseri veteran arriti që ta traumatizonte kundërshtarin e tij.

    Pas goditjeve që mori nga Chisora, boksieri polak u detyrua të merrte oksigjen me aparat nga stafi mjekësor.

    Chisora as nuk mundi të festojë si duhet për shkak që vëmendjen e mori shëndeti i polakut, i cili po të mos ishte për reagimin e mjekëve, më e keqja mund t’i ndodhte./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!