×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Pacquiao e la Thurmanin pa frymë me disa goditje si në kohërat e arta

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 9:37

    Manny Pacquiao e ka rritur statusin e legjendës me fitoren e mbrëmshme ndaj boksierit Thurman i cili deri në këtë meç nuk njihte fjalën humbje.


    Bokeri legjendar nokautoi qysh në raundin e parë Thurmanin, por ai arriti të këndellej më vonë, shkruan Reporteri.net

    Pacquiao rriti rekordin e tij në 62-7-2, i cili mposhti të pamposhturin dhe e dominoi në raunde me goditje të kombinuara si në kohërat e arta të tij.

    Ai tani është kampion i 8-fisht i divizionit të tij.

    Ky ishte momenti kur Manny e la pothuajse pa frymë kundërshtarin e tij me një goditje në brinjë dhe në mjekër.

    Duhet cekur që prezent për këtë meç ishte edhe boksieri amerikan, Floyd Mayweather, ish-kundërshtari që ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Pacquaios./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!