×
  • Sport
  • Sport

    Morata: Kritikët po presin momentin për të na u hedhur përsipër

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 15:22

    Spanja ka regjistruar barazimin e dytë në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian. Spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Polonisë në “La Cartuja” të Sevillës.


    Alvaro Morata realizoi golin e epërsinë për Spanjën në minutën e 25-të pas asistit nga Gerard Morenos. Në minutën e 54-të Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit. Ai pranoi një asist nga Jozwiak dhe bukur me kokë e mposhtu Unai Simonin.

    Alvaro Morata humbi disa raste të mira shënimi për t’ia dhënë tri pikët Spanjës. Pas ndeshjes ai tha se kritikët po presin momentin për t’iu hedhur përsipër.

    “Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritiket, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër. Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë” – tha Morata.

    Ai gjtihashtu foli edhe për rastet e humbura.

    “Në rastin kur u humb penalltia, topi me erdhi më shumë shpejtësi me 2000 km/h. Luhet me shumë intensitet dhe shpejtësi, mund të duket e lehtë nga jashtë, por nuk është kështu. Nuk më intereson shumë për të shënuar. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendoni për ekipin dhe nuk ndryshon asgjë për mua shënoj ose jo nëse barazojmë. Na vjen keq për tri pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë” – theksoi sulmuesi spanjoll.

    Me këtë barazim, Spanja shkon në kuotën e dy pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Suedia dhe një më pak se Sllovakia.

    Spanja do të kërkojë fitore në xhiron e fundit ndaj Sllovakisë që do t’ua siguronte kualifikimin tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!