×
  • Sport
  • Sport

    Mos vet kush për Chelsean, i lëndohet futbollisti kryesor pak para finales me Liverpoolin

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 16:54

    Chelsea dhe Liverpool luajnë nesër (e mërkurë) finalen e Superkupës së Evropës në Stamboll të Turqisë.


    Skuadra e Chelseat vjen në këtë ndeshje pas një demolimi që iu bë të dielën nga skuadra e Manchester United, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër, Liverpooli kishte mposhtur lehtësisht skuadrën e Norwich Cityt me rezultat 4:1 në ndeshjen hapëse të Ligës Premierë.

    Sikur mos të mjaftonte kjo, skuadra e Frank Lampard si duket ka humbur shërbimet e futbollistit kryesor të skuadrës, Ngolo Kante i cili ka pësuar ‘një tjetër lëndim të vogël’.

    Kante po vinte nga një lëndim që e kishte lënë jashtë fushave të blerta tash e sa javë, por Lampard ka treguar se ai është në dyshim për finalen e nesërme për shkak të një lëndimi tjetër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!