×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet çfarë statistike: Çfarë po ndodhë kështu me Milot Rashicën?

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 17:58

    Miloti ishte njëri nga futbollistët më të përfolur muajt e fundit në Gjermani, ku flitej për shumë klube që interesoheshin për të, por statistikat e tij në Bundesligë po shkojnë duke u përkeqësuar


    Werderi pak më parë mposhti Freiburgun në udhëtim me rezultat 1-0, në një ndeshje ku si zakonisht ylli i Kosovës ishte startues, shkruan Reporteri.net

    Vushtrriasi ishte në fushë për 82 minuta, por që përsëri nuk e gjeti rrugën e golit.


    Rashica ka regjistruar një statistikë të tmerrshme ku nuk ka shënuar gol në 11 ndeshjet e fundit në Bundesligë.

    Goli i fundit që ka shënuar kosovari është ai kundër Bayern Munichut më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

    Trajneri i Werderit, Florian Kohefeldt ka thënë se ka folur me Rashicën për formën momentale që po e kalon ai dhe shpreson që shumë shpejt ta shohim ‘Raketën’ e vërtetë.

    “Kam folur shumë me Rashicën. E vërtetë është që nuk po përshtatet dhe gjen liri në fushë si në fillimin e sezonit. Mendoj që kohëve të fundit nuk ka qenë plotësisht i përqëndruar por tani është bërë edhe baba, prandaj mendoj se do kthehet me energji pozitive”, ka thënë Kohfeld./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!