Mosvet për Lampardin, e pret tmerri nëse emërohet trajner i Chelseat – kjo është arsyeja

Frank Lampard është favoriti kryesor për t’u emëruar pasues i Maurizio Sarrit (tashmë të larguar) në klubin e Chelseat.


Anglezi shihet si njeriu i duhur për ta ringritur ekipin në majat e futbollit, krejt kjo falë asaj që Lampard është personi që më së miri e njeh klubin, shkruan Reporteri.net

Por, nuk do të jetë gjithçka rrafsh për legjendën angleze, i cili pritet të përballet me një mori pengesash në klub.

Lampard së pari do të duhet të mos llogaris në shërbimet e Eden Hazardit, i cili u largua në drejtim të Real Madridit. Por, sikur të ishte ky problemi i vetëm, Lampard nuk do të mund të bëjë transfere në dy afatet kalimtare, për shkak që Chelsea u ndëshkua nga FIFA për thyerje të rregullave.

Por, ajo se çka është edhe më keq për trajnerin e ardhshëm të Chelseat, është fakti që klubi ka mungesë të lojtarëve anglezë, e që paraqet problem në zhvillimin e ndeshjeve në garat evropiane, marrë parasysh që klubi londinez do të marr pjesë në garat e Ligës së Kampionëve.

UEFA lejon deri në 25 lojtarë në klub, por 8 prej tyre duhet të jenë të rritur në atë shtet apo siç thuhet “Home Grown”, ndërsa prej tyre 8, katër duhet të jenë të “trajnuar nga klubi”.

Duke parë që Chelsea largoi Cahillin dhe Fabregasin nga klubi, si dhe Eden Hazardin të cilët plotësonin kriteret, problemet vetëm sa shtohen për klubin.

Lampardit do t’i duhet që futbollistët si Abraham, Tomori, Mount, Drinkwater, Odoi, James e Ampadu t’i mbajë patjetër në skuadër./Reporteri.net/