×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho: Ai është një nga më të mirët, do thyej rregullat dhe do e përqafoj

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 16:32

    Tottenhami do të luajë nesër në mbrëmje kundër Evertonit në një nga sfidat më interesante të javë.


    Përballë do të jenë dy nga trajnerët më të njohur në botën e futbollit, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

    Që të dy kanë arritur suksese të shumta dhe kanë drejtuar skuadra të njëjta si Chelsea e Reali i Madridit, ndërsa vlen të theksohet se gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin, gjë që e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho në intervistën e dhënë paraditen e sotme.

    “Mendoj se çdo njeri në futboll admiron Carlon si trajner dhe si person. Ata që nuk e njohin si person, jam i sigurt që e njohin si trajner dhe kanë të njëjtin admirim. Për mua si person është i mrekullueshëm, ndërsa si trajner ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët e 20 viteve të fundit, ndaj është një vlerë e shtuar për Premier Leaguen. Mendoj se do të thyej rregullat e distancimit për ta përqafuar”, deklaroi Mourinho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!