×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho me lëvdata për Bale, thotë se po rikthehet në formë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:44

    Gareth Bale i befason të gjithë. Jo për kualitetin që ka si lojtar, por për formën e mirë fizike që po arrin pas një periudhe të errët te Reali i Madridit.


    Diçka e tillë nuk mendohej të shihej te uellsiani deri pak kohë më parë. Të paktën janë ata që do të kishin vendosur bast për një rikthim të Bale në ditët e tij më të mira, madje një gjë të tillë as vetë tekniku i Tottenham, Jose Mourinho nuk do ta bënte.

    Sidoqoftë portugezi tashmë është përballë fakteve dhe në një intervistë të dhënë nuk ka nguruar të komplimentojë Gareth Bale.

    “Bale është një futbollist profesionist dhe ai e njeh veten e tij më mirë se kushdo tjetër. Ndihem i kënaqur që ai po rikthehet në lojtarin që të gjithë duam” – tha Mourinho

    Më pas tekniku portugez nuk nguroi të komplimentonte dhe veten për faktin që Bale është drejt rikthimit.

    “Ka momente kur gazetarët shkruajnë gjëra që nuk janë apo shpikin edhe histori që nuk egzitojnë, të thonë gjëra të pavërteta, por askush nuk mund ta mohojë faktin që situatën me Bale arrita ta menaxhoja në mënyrën më të mirë të mundshme” – theksoi tekniku portugez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!