×
  • Sport
  • Sport

    Mposhti edhe CR7, media spanjolle thur elozhe yllit shqiptar

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 16:46

    Vetëm një mrekulli mund të mbajë Marash Kumbullën (20 vjeç) aty, duke vazhduar të luajë me Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm.


    Kështu e nis shkrimin e saj spanjollja “Mundo Deportivo” për yllin shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore italiane dhe europiane. Më tej, ajo vazhdon:

    “I dalë nga akademia e të verdhëve, ai është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Seri A. Në të njëjtën kohë, përkundër moshës së re të tij, Kumbulla konsiderohet ylli plot shkëlqim i kombëtares shqiptare, pavarësisht faktit se ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kuqezinjtë deri tani. Napoli duket shumë i interesuar për shqiptarin, ngaqë e sheh si zëvendësues të Koulibaly, me senegalezin drejt largimit këtë verë.

    Sidoqoftë, me sa duket vetë Kumbulla nuk është tërësisht i joshur për të zbarkuar në “San Paolo”. Juventusi, pavarësisht se ka shumë opsione energjetike në rolin e shqiptarit, e ka në radarin e tij atë. Por, skuadra në “pole” për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit është Interi. Përveç ndonjë befasie të madhe, Kumbulla pritet të transferohet te zikaltrit në verë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!